Connect with us

Shqipëri

Tërmeti shkund Shqipërinë, ku ishte epiqendra

Publikuar

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 24 qershor 2025, në orën 05:04 me orën lokale.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-juglindje të Krujës. Thellësia e tërmetit ishte vetëm 5 kilometra, duke shpjeguar ndjeshmërinë më të madhe të lëkundjes në sipërfaqe.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet. Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme nëse do të ketë zhvillime të reja. Banorët e zonës së Tiranës dhe Krujës e kanë ndjerë dukshëm lëkundjen, duke shkaktuar shqetësim në orët e para të mëngjesit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK