Connect with us

Maqedoni

Takim Dimitrieska-Koçoska – Vukoviq: Maqedonia merr kryesimin e Këshillit Drejtues të Qendrës për Zhvillimin e Financave – CEF

Publikuar

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila ndodhet për një vizitë pune në Mal të Zi, sot në Podgoricë u takua me homologun e saj malazez, ministrin e Financave Novica Vukoviq. Tema kryesore e takimit ishte marrja formale e kryesimit të Këshillit Drejtues të Qendrës për Zhvillimin e Financave (CEF) nga Ministria e Financave, e cila më parë mbahej nga Ministria e Financave e Malit të Zi.

Ministrat biseduan  për prioritetet e ardhshme të CEF-it, në veçanti për rolin e institucioneve në përmirësimin e kapaciteteve të menaxhimit me financat publike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis shteteve anëtare.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua planifikimit të buxhetit në kontekstin e rregullave fiskale të Bashkimit Evropian – mbajtja e një deficiti buxhetor nën 3 për qind të PBB-së dhe borxhit publik nën 60 për qind. Ministrja Dimitrieska-Koçoska ndau angazhimet e Maqedonisë për respektimin e këtyre kritereve, ndërsa ministri Vukoviq ndau përvojat e Malit të Zi në planifikimin e buxhetit dhe monitorimin e disiplinës fiskale. Përveç kësaj, u diskutuan masat për të ulur borxhin publik dhe për të luftuar ekonominë gri. Në këtë kontekst, u përmend edhe harmonizimi i rregulloreve që lidhen me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Drejtorinë Doganore, me qëllim përmirësimin e transparencës fiskale”, njoftoi Ministria e Financave.

Në kumtesë, theksohet se ministrat shkëmbyen mendime edhe mbi sfidat që lidhen me blerjet onlajn nga jashtë vendit, veçanërisht nga aspekti i politikës doganore dhe tatimore, gjatë së cilës u shkëmbyen përvoja praktike nga të dy vendet.

Së fundmi, u theksua bashkërisht gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, si dhe ndarjen e përvojave në procesin e integrimit evropian.

Maqedoni4 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri34 minutes ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni2 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri3 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme4 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni5 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme5 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Lajme7 hours ago

Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, Qamili: Banorët e prisnin këtë projekt prej dekadash

NA NDIQ NË FACEBOOK