Shqipëri
Si në filma! Filmon burrin në intimietet dhe më pas i kërkon gjënë e paimagjinueshme

Një ngjarje jo e zakonshme është regjistruar në Devoll, duke thyer tendencën e zakonshme të akteve kriminale të lidhura me raportet gjinore. Kësaj here, një burrë është bërë viktimë e përndjekjes dhe shantazhimit me qëllim përfitimi financiar nga një grua.
Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin dhe akuzimin e një gruaje 42-vjeçare, me inicialet B. D., banuese në fshatin Miras. Sipas njoftimeve zyrtare, ajo dyshohet se ka shantazhuar një 45-vjeçar, duke i kërkuar shuma parash në këmbim të mos publikimit të disa fotove intime të tyre.
Burime nga hetimet paraprake bëjnë të ditur se çifti dyshohet të ketë pasur një lidhje të mëparshme, dhe e dyshuara ka shfrytëzuar këtë fakt për ta përndjekur burrin me qëllim që ta zhvasë financiarisht, duke kërcënuar me publikimin e fotove komprometuese që posedonte.
“Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë vendore.
Ngjarja është nën hetim të mëtejshëm nga organi i akuzës, i cili po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e incidentit, natyrën e raportit të mëparshëm mes dy personave dhe motivet e shantazhit. Ky rast i pazakontë thekson se viktimat e përndjekjes dhe shantazhit mund të jenë të të dy gjinive, duke sfiduar stereotipet e zakonshme të këtyre veprave penale.
















