Shqipëri
“Shpërthim i fuqishëm”/ Panik në Tiranë. Çfarë po ndodh?! VIDEO dhe FOTO nga vendngjarja – Detajet e para

Një incident ka shkaktuar panik pas mesditës së sotme në Tiranë, ku një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
Fillimisht, raportimet bënë të ditur për një makinë të përfshirë nga flakët në kryqëzimin e rrugës “5 Maji”, pranë spitaleve, ku dëshmitarët dëgjuan shpërthime të forta, duke ngritur dyshime për një impiant gazi.
Megjithatë, informacione më të detajuara konfirmuan se incidenti i vetëm ka ndodhur në rrugën e Dibrës, përballë QSUT-së. Dëshmitarë për mediat kanë pohuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, pas së cilit e gjithë makina, e tipit “Volvo”, është përfshirë nga flakët.
Sipas dëshmive, shpërthimi fillestar dyshohet të ketë ardhur nga zona e bagazhit të automjetit. Ende nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit dhe i shpërthimit.
Zjarrfikësit kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe kanë punuar për shuarjen e flakëve. Nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar si pasojë e incidentit. Autoritetet pritet të nisin hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit. Më shumë detaje do të bëhen të ditura pasi të përfundojë puna e ekipeve të emergjencës dhe të kryhen veprimet hetimore në vendngjarje.


















