Connect with us

Maqedoni

“Safe City”, Toshkovski: Çdo person që ka bërë shkelje do të ndëshkohet

Publikuar

më

Ministri i Punëve të Brendshme thotë se situata e sigurisë në vend gjatë 365 ditëve të fundit është shumë më e qëndrueshme sesa ka qenë më parë. Sipas tij, përmes aksioneve për shpartallimin e bandave kriminale nga ana e MPB-së, por edhe përmes veprimit të përditshëm të policisë, përmirësimi i gjendjes së sigurisë është vërejtur edhe nga vetë qytetarët.

“Të gjitha ato aksione që i kemi ndërmarrë në fushën e kriminalitetit rrugor, të gjitha ato aksione që i kemi ndërmarrë në fushën e tregtisë me drogë, tregtisë me njerëz e kështu me radhë… bandat që i kemi shkatërruar në Shkup, bandat që i kemi shkatërruar në Tetovë, bandat që i kemi shkatërruar edhe në Maqedoninë Lindore, i japin shpresë popullit maqedonas se mund të bëhet edhe ndryshe”, deklaroi Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme.

Toshkovski foli edhe për zbatimin e projektit “Safe City”. Ai tha se nuk do të ketë selektivitet dhe se çdo kush që ka bërë shkelje do të ndëshkohet.

“Pasi qytetari të klikojë në link të caktuar që do të përfshihet në SMS porosinë, do të mund të ketë qasje në informacione konkrete në lidhje me rrugën ku është kryer shkelja, fotografi nga momenti kur automjeti e ka kryer shkeljen dhe të tjera… dhe në varësi të shkeljes së kryer, do të mund të paguajë menjëherë gjobën dhe ta evidentojmë atë në sistemin tonë elektronik. Ndërsa nëse bëhet fjalë për shkelje më të rëndë, do të duhet të zhvillohet procedurë përmes gjykatës”, tha Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme.

Zbatimi i sistemit “Safe City” pritet të fillojë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ndërsa Toshkovski shfaqi shpresën se do të rritet ndjeshëm disiplina në trafik. /Alsat/

Lajme15 minutes ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Lajme22 minutes ago

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Lajme36 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme36 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni2 hours ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë3 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni3 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni4 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

NA NDIQ NË FACEBOOK