Shqipëri
Rënie fatale nga malet italiane/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën nga një lartësi prej 100 metrash (EMRI)

Bolzano, Itali – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku një 59-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, Gëzim Iljazi, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.
Sipas mediave italiane, Iljazi po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos. Rreth mesditës, pasi kishte përshkuar dy të tretat e itinerarit, ai ra në humnerë nga një lartësi rreth 100 metra.
Dëshmitarë okularë kanë treguar se fillimisht kanë parë të binte çanta e tij, dhe më pas vetë burrin.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit malor, por fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve, për Gëzim Iljazin nuk mund të bëhej asgjë.
Ngjarja ka shokuar komunitetin shqiptar në zonën e Rovigos, ku Iljazi jetonte prej vitesh.
















