Connect with us

Bota

Reagimi i parë iranian ndaj kafshimit nga “gjapri i botës”

Publikuar

Lideri Suprem Iranian Ali Khamenei njoftoi vdekjen e një numri udhëheqësish dhe studiuesish në sulmin izraelit ndaj Iranit herët të premten në mëngjes dhe konfirmoi se pasardhësit dhe kolegët e tyre do të rifillojnë menjëherë detyrat e tyre.

Khamnei kërcënoi Izraelin me ndëshkim të rëndë, duke thënë: “Me këtë krim, entiteti sionist ka përgatitur një fat të hidhur dhe të dhimbshëm për veten dhe në mënyrë të pashmangshme do ta përballojë atë.”

“Regjimi sionist hapi dorën e tij të ndyrë dhe të përgjakshme për krim në vendin tonë të dashur sot në agim dhe zbuloi natyrën e tij të ligë më shumë se kurrë duke sulmuar qendrat e banimit”, tha Khamenei.

Në këtë kontekst, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Iraniane tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do ta paguajnë çmimin.

Pritet një përgjigje e ashpër

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane premtoi një përgjigje të ashpër ndaj sulmeve izraelite.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme iraniane tha se Shtetet e Bashkuara, një aleat i Izraelit, ishin “përgjegjëse për pasojat” e sulmeve të nisura orë më parë.

Deklarata tha se “hapat armiqësorë të entitetit sionist nuk mund të ishin kryer pa koordinimin dhe lejen e Shteteve të Bashkuara”, duke vënë në dukje se Uashingtoni ishte “përgjegjës për ndikimin dhe pasojat e rrezikshme të aventurës së entitetit sionist”. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK