Connect with us

Shqipëri

Rama reagon sërish ndaj Farage: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Publikuar

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg”. Përmes një tjetër mesazhi publik, Rama e sfidoi Farage për një përballje me shifra reale, duke e akuzuar se po përdor të dhëna të rreme për të ushqyer një retorikë politike pas Brexit-it.

“I dashur Nigel Farage, gjyshja ime katolike më kujtonte shpesh një proverbi latin: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum, të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, shkroi Rama në një mesazh në anglisht drejtuar Farage.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shifra e përdorur nga Farage është qesharake dhe e deformuar. Sipas tij, edhe vetë The Telegraph, gazeta britanike që për herë të parë publikoi këtë raport, e ka korrigjuar duke pranuar se popullsia shqiptare në Britani është shumë më e madhe se 53 mijë vetë, siç pretendon Farage, dhe mund të arrijë deri në 140 mijë. Kjo do të thotë se në realitet më pak se 1 në 100 shqiptarë mund të jenë në burgje britanike.

Rama shtoi se një pjesë e madhe e të burgosurve janë të dënuar për çështje që lidhen me sistemin e vjetëruar të emigracionit dhe vizave, dhe jo domosdoshmërisht për krime të rënda.

“Shqiptarët në Britani nuk janë thjesht një statistikë që mund të përdoret si pretekst për teatër politik pas Brexit-it. Ata janë studentë, akademikë, punëtorë, sipërmarrës. Nëse një në një mijë bie në kundërshtim me ligjin, kjo nuk i bën dot të gjithë fajtorë”, shkroi Rama.

Kryeministri ftoi Farage të vizitojë Tiranën për të parë nga afër të dhënat reale: “Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, përfundoi Rama në rrjetet sociale.

The post Rama reagon sërish ndaj Farage: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore first appeared on JavaNews.al.

Lajme28 minutes ago

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Maqedoni2 hours ago

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Shqipëri2 hours ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme3 hours ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni4 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri5 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni6 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme6 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni6 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme6 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni6 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri7 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

NA NDIQ NË FACEBOOK