Lajme
Rama paska patur të drejtë: “Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump-in për president”

Sot, kur lutja e Edi Ramës për mosardhjen e Trump-it në pushtet – “Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump-in për president” – bërë në 2016-ën, kryeministri ynë i bënë temenara aktit të sulmit ndaj Iranit, ku ato që thotë për këtë shtet i shkojnë më për shtat Izraelit të tij të dashur.
“Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si “Satanike” dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë – ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik. Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore”.
Sigurisht, nuk duhet të pritet të këtë qëndrim ndryshe. Ndryshe nga Berisha që është në opozitë e nuk ia var kush, Rama është pushtet, në shahun e pashmangshëm politik për aq sa duhet ta luajë, ndaj dhe ato që thotë janë të pritshme.
Por në mos u ndjefë një ditë i turpëruar nga mbështetja për sulmin amerikan, patjetër që do turpërohet për mbështetjen ndaj shtetit të fëlliqur të Izraelit, bërë njësh me të në kohën e një holokausti nga shteti hebre, jo kundër autorëve që shkaktuan holokaust ndaj tyre, por ndaj atyre që janë kujdesur për ta e i kanë mbrojtur kur paraardhësit e krishterë të perëndimorëve të sotëm u janë vënë dhunshëm për t’i zhdukur, pra kundër muslimanëve. /tesheshi.com/



















