Connect with us

Bota

Publikohet harta sekrete: Ja 7 vendet që Putini mund t’i fshijë nga harta me një sulm bërthamor

Publikuar

Në një moment kur klima globale po tensionohet përditë, media shtetërore ruse ka tronditur opinionin ndërkombëtar me një transmetim alarmues: një hartë që tregon 7 objektiva specifikë brenda SHBA-së, të cilët sipas Moskës, do të ishin shënjestra në rast të një lufte bërthamore.

Transmetimi vjen në sfondin e përplasjeve të ashpra në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit, të cilat po shoqërohen me retorikë të nxehtë nga SHBA dhe Rusia.

Cilat janë 7 objektivat që Rusia mund të godasë në SHBA?

Pentagoni (Virxhinia) – Zemra e mbrojtjes amerikane. Shënjestrimi i saj do paralizonte çdo reagim ushtarak të menjëhershëm.

Camp David (Merilend) – Vend strategjik presidencial, i përdorur për bisedime historike dhe vendimmarrje të rëndësishme.

Jim Creek Naval Radio Station (Uashington) – Bazë kritike për komunikimet me flotën amerikane, përfshirë nëndetëset me armë bërthamore.

Fort Ritchie (Merilend) – Afër kompleksit të njohur Raven Rock (“Site R”), një bunker strategjik për raste emergjente.

McClellan Air Force Base (Kaliforni) – Edhe pse e mbyllur, dyshohet të jetë ende në përdorim të kufizuar.

Kirtland AFB (New Mexico) – Zonë e njohur për kërkime dhe ruajtje të armëve bërthamore.

Pantex Plant (Teksas) – Qendra kryesore për montimin dhe çmontimin e armëve bërthamore të SHBA-së.

Paralajmërimi i Kremlinit: “Mos prekni Khamenei-n!”

Ky zhvillim tronditës përkon me spekulimet e fundit për një sulm të mundshëm ndaj Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei – një ide që Rusia e ka quajtur “provokim të papranueshëm”. Kremlini paralajmëroi se një atentat i tillë do të hapte rrugën për një destabilizim global dhe pasoja të rënda për të gjithë rajonin.

Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se përfshirja e SHBA-së në përshkallëzimin aktual do të ishte “lëvizja më e rrezikshme që mund të bëhet në këtë moment historik.”

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK