Shqipëri
Prej 3 javësh i zhdukur, familjarët e gjejnë të pajetë

Pogradec, Shqipëri – Një 77-vjeçar i zhdukur prej më shumë se tre javësh është gjetur i pajetë në zonën e Pogradecit. Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për shtetasin Nazif Muço, i cili ishte larguar nga banesa e tij që më datë 6 qershor.
Bashkëshortja e tij kishte denoncuar zhdukjen në polici, duke shprehur shqetësimin për mungesën e tij.
Trupi i të moshuarit u gjet pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Piskupat, i cili ndodhet në afërsi të qytetit të Pogradecit.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe aktualisht po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes së 77-vjeçarit Nazif Muço, ndërsa autoritetet presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve të mëtejshme për të hedhur dritë mbi këtë rast tragjik.
















