Shqipëri
Policia qëllon në drejtim të të riut që tentoi t’i shtypë

Një incident është shënuar sot në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar. Si pasojë, efektivët kanë ndërhyrë duke qëlluar në drejtim të automjetit të tij, me qëllim neutralizimin e rrezikut të mundshëm.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu ka qenë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe ka tentuar t’i shmanget ndalimit, duke rrezikuar jetën e efektivëve të patrullës.
Ai është neutralizuar dhe ndaluar nga forcat e rendit, ndërsa është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Hetimet për këtë rast janë në vijim.
















