Lajme
Plas skandali në PS! Ramës i del përgjimi i ministrit. Zbuloni detajet e pathëna!

Një material përgjimi i papritur dhe jashtë çdo strukture zyrtare po përhapet me shpejtësi dhe tension në qarqet politike dhe mediatike të kryeqytetit. Objektivi i këtij përgjimi të diskutueshëm është Blendi Gonxhe, kandidati që kryeministri Edi Rama po promovon si “kalin e bardhë” për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës.
Burime të besueshme të Pamfletit konfirmojnë se prej disa javësh, në një rreth të ngushtë dhe të kontrolluar, qarkullon ky material që ngre dyshime serioze mbi figurën publike të Gonxhes. Ai, i njohur si një teknokrat i pastër dhe larg ndikimeve të pazareve politike, tani rrezikon të komprometohet rëndë si kandidat dhe si person publik.
Dyshohet se përgjimi është realizuar gjatë periudhës kur Gonxhe drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Sipas informacioneve, materiali nuk është prodhuar nga asnjë institucion zyrtar, si SPAK apo SHISH, dhe aktualisht nuk ndodhet në duart e ndonjë organi ligjzbatues.
Qëllimi i këtij materiali, sipas burimeve, është i qartë dhe i drejtpërdrejtë: eliminimi i Blendi Gonxhes nga gara për kryeqytetin dhe shka’tërrimi i imazhit të tij si alternativë reformiste dhe qytetare që promovon kryeministri.
Reagimi i Edi Ramës për këtë zhvillim është konfirmuar si i menjëhershëm dhe i fortë. Sipas burimeve pranë qeverisë, kryeministri ka urdhëruar izolimin e informacionit, kërkuar heshtje absolute dhe mbrojtje të plotë për Gonxhen, duke e konsideruar këtë skandal një kȅr.cȅnim të rëndë për planet e tij politike.
Megjithatë, brenda Partisë Socialiste situata është tepër e tensionuar. Përgjimi ka marrë përmasa të mëdha dhe është bërë temë e përditshme në tryezat politike, redaksitë e lajmeve dhe bisedat informale mes elitave të pushtetit, duke krijuar një klimë pasigurie dhe frike nga pasojat e mundshme.
Në këtë situatë të tensionuar, kandidati aktual për Bashkinë, Erion Veliaj, duket i margjinalizuar, ndërsa Blendi Gonxhe ndodhet nën presion të fortë. Në këto kushte, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, po promovohen si “plani B” i kryeministrit në rast të rrëzimit të Gonxhes për tu kandiduar si kryebashkiak.
Nga ana tjetër, vetë Edi Rama po përballet me një krizë të thellë brenda radhëve të tij, duke u shfaqur i izoluar dhe i lodhur, ndërsa humbet mbështetjen e disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Përballë këtij skenari, përgjimi që rëndon mbi Gonxhen kȅr.cȅnon të dëmtojë jo vetëm kandidatin, por edhe strategjinë politike të “Rilindjes” në Tiranë.
A do të publikohet ky material? Burimet e Pamfletit konfirmojnë se përgjimi ekziston dhe është dëgjuar nga zyrtarë të lartë, por deri tani është mbajtur sekret dhe përdoret si instrument presioni në negociatat politike.
Ky zhvillim ndodh në prag të një riorganizimi të madh brenda Partisë Socialiste dhe në prag të zgjedhjeve vendore që konsiderohen kyçe për të ardhmen e pushtetit në Shqipëri.















