Connect with us

Shqipëri

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident

Publikuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e së cilës kanë mbetur të lënduar tre persona.

Të lënduarit janë pasagjerë në mjete dhe aktualisht po transportohen drejt spitalit të Pogradecit për ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK