Connect with us

Lajme

“Nuk duhet të bëhemi pjesë e fontanës së dëshirave”-Peci ‘thumbon’ kolegët deputet, thotë se dha dy propozime

Publikuar

Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se diskutimet u zhvilluan nën një frymë që disa e paragjykuan si farsë, pa nisur ende debat.

Ai theksoi se u paraqitën dy propozime për rrugëzgjidhje pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjatë diskutimeve u paraqitën dy propozime për rrugëzgjidhje pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ në interpretimin e aktgjykimit,” theksoi Peci.

Peci tha se paraqiti një propozim konkret për arritjen e një marrëveshjeje politike që do të përfshinte zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit si pjesë e një pakoje për dalje nga kriza.

“Fryma që synoj gjatë diskutimit, kishin disa që e quan farsë, këto epitete i thanë ende pa futur në diskutime. Ka pasur dy propozime për rrugëzgjidhje pas vendimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet me qenë pjesa e fontanës së dëshirave se si interpretohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se janë disa terma ku anëtarët e gjykatës duhet ta kenë parasysh afatin 30-ditësh. Edhe unë kam pasur një propozim, është të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, të ketë pako të marrëveshjes”, ka deklaruar Peci.

NA NDIQ NË FACEBOOK