Lajme
Ngjarjet e ditës së nesërme në Kosovë


Ngjarjet e ditës: 26 qershor 2025
09:30
Mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Kosovës për Kërkime Arsimore – KICER 2025, me temën “Arsimi në një Epokë të Globalizuar: Sfidat dhe Mundësitë për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie Transformuese”. Merr pjesë presidentja e Shoqatës Evropiane për Hulumtime në Arsim Marit Honerød Hoveid. (Fakulteti i Edukimit)
10:00
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencën ndërkombëtare me temë: “Shëndeti Mendor në Institucionet e Privimit të Lirisë: Roli i MKP-ve në mbrojtjen e të drejtave si dhe sigurimin e mbikqyrjes efektive”. (Hotel Emerald)
10:00
Mbahet takimi i 269-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Objekti i Prokurorit të Shtetit, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë)














