Connect with us

Shqipëri

“Më morën peng me kobure në kokë”, Koçi rrëfen situatën e vështirë: I vura shkelmin karrierës për…

Publikuar

më

Socialisti Petro Koçi ka rrëfyer një nga momentet më të forta dhe më të vështira të jetës së tij politike, duke zbuluar sakrificën që, sipas tij, i kushtoi karrierën, por ia vlejti për një arsye parimore.

Në një intervistë në emisionin “Off the Record me Andrea Dangllin”, Koçi deklaroi se është ndaluar, marrë peng nën kërcënimin e armës dhe është përballur me situata ekstreme për shkak të bindjeve të tij politike.

“Më ndaluan, më morën peng me kobure në dorë apo më kanë qethur. Nuk është ndonjë sakrificë që varej nga unë, sepse kjo është meritë e PD-së,” u shpreh ai me ironi.

Por për Koçin, sakrifica më e madhe ishte politike, kur vendosi të votonte kundër ndryshimeve kushtetuese, që i hapi rrugën sistemit aktual.

“Ajo ka qenë sakrifica më e madhe sepse unë i vura shkelmin karrierës sime për një gjë që e mendoja shumë parimore dhe për këtë jam krenar. Nuk votova atë kushtetutë. Tjetër gjë që ajo është në fuqi. Unë kam nxjerrë atëherë togfjalëshin: ‘Kthehet Republika në Kryeministrore’,” kujtoi Koçi.

Duke iu referuar bashkëpunimit të asaj kohe mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ai e cilësoi si një “martesë politike mes Berishës dhe Ramës”, për të cilën kishte bindje të forta kundërshtuese.

“Unë nuk votova. Unë votova kundër. Dhe sipas statutit duhet të isha përjashtuar. Ajo ishte sakrifica më e madhe që kam bërë në PS,” përfundoi ai.

The post “Më morën peng me kobure në kokë”, Koçi rrëfen situatën e vështirë: I vura shkelmin karrierës për… first appeared on JavaNews.al.

Lajme34 minutes ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni42 minutes ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë57 minutes ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri1 hour ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme2 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë2 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni3 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë3 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme3 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni3 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri4 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Kosovë5 hours ago

Aleanca çon në Polici thirrjet e rënda ndaj Haradinajve nga disa profile në Facebook

NA NDIQ NË FACEBOOK