Connect with us

SKENA

“Me futi në një cep pallati deshi të më …”/ Valbona Selimllari e përlotur tregon ngjarjen e rëndë

Publikuar

më

Ndryshe nga imazhi i saj publik i një figure paqësore dhe të qeshur, ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari, ka ndarë një anë tjetër të saj, duke rrëfyer një përvojë të tmerrshme dhune të ndodhur në vitin 1997, gjatë periudhës së trazirave të rënda që përfshinë Shqipërinë.

Në një rrëfim personal, Selimllari ka treguar se ajo u ndalua nga dy djem dhe njëri prej tyre e goditi në fytyrë, duke tentuar ta çonte në cepin e një pallati me qëllime të këqija. Megjithatë, ajo ka reaguar me forcë, duke shfrytëzuar aftësitë e saj fizike si ish-gjimnaste.

“Në fakt unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga 1994-97 dhe 1997 ka qenë kulmi. Ka pasur situata të tmerrshme, shpesh djemtë ngacmonin vajzat, kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme. Më ka ndodhur edhe mua dhe do tregoj një rast,” ka rrëfyer Selimllari.

Ajo ka detajuar se si, duke u kthyer nga teatri, dy djem e ndaluan në rrugë. Njëri prej tyre e pyeti për emrin, por ajo refuzoi t’i përgjigjej. Në errësirë, ata nuk e njohën. Njëri prej tyre e qëlloi me grusht në fytyrë, duke e errësuar momentalisht. Fatmirësisht, forca fizike e Selimllarit, e fituar nga vitet si gjimnaste, i dha mundësinë të reagonte. Ajo tregoi se e lejoi agresorin ta çonte tek cepi i pallatit, ku ai kishte ndër mend të kryente aktin e tij të dhunshëm.

“Mbaj mend që i thash: ‘Më vjen keq, por të ka qëlluar me njeriun e gabuar’. Dhe se çfarë kam bërë, e në ç’formë e kam rrëzuar nuk e di, por e kisha vënë poshtë këmbëve të mia. I kisha vënë gjunjët tek kurrizi dhe e mbaja që të mos ikte.” Në atë moment, duke dëgjuar njerëz që po afroheshin, ajo humbi përqendrimin, duke i dhënë rast agresorit të lirohej dhe të ikte, duke lënë pas xhupin dhe çelësat e tij.

Selimllari ka treguar se e priti fshehur tek shkalla deri në orën 3 të mëngjesit, me idenë se ai do të kthehej për të marrë çelësat, por ai nuk u kthye. Ajo shprehet se nëse do të ishte kthyer, do të kishte marrë ndëshkimin e merituar.

Përjetimi i kësaj ngjarjeje e ka bërë Selimllarin të reflektojë mbi fatin e vajzave të tjera që mund të gjenden në situata të tilla, por nuk kanë të njëjtën forcë fizike apo guxim si ajo. Ajo e përshkruan veten si një vajzë të guximshme dhe sportive, dhe shpreh shqetësimin për ata që mund të jenë më të pambrojtur ndaj dhunës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK