Connect with us

Lajme

Mbishkrime përçarëse në Veri, Policia nis hetimet

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me disa mbishkrime me përmbajtje përçarëse të shkruara në veri të vendit, konkretisht në rrugën “Krajl Petar” në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit policor, më 6 qershor 2025, rreth orës 20:00, janë vërejtur në rrugë shkrime me përmbajtjen “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi), që cilësohen si përpjekje për nxitje të përçarjes.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse, ndërsa autoritetet janë angazhuar për identifikimin e personave përgjegjës dhe marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.