SKENA
“Mami vr*u babin për te na shpëtuar ne”, modelja shqiptare tr*ndit me historinë

Mjë moment i thellë dhe prekës ka pushtuar episodin e fundit të reality show-t “She’s On Top”, i cili transmetohet në Top Channel Albania. Konkurrentja 22-vjeçare, Marigona Halilaj, ka rrëfyer me lot në sy historinë e saj tragjike familjare, duke përlotur jo vetëm konkurrentet e tjera, por edhe jurinë e emisionit.
Marigona, e reja nga Gjilani, Kosovë, ka ndarë me publikun detaje të dhimbshme të jetës së saj, duke treguar se nëna e saj kreu një akt ekstrem për të mbrojtur fëmijët nga dhuna e babait të tyre. Sipas Marigonës, babai i saj ushtronte dhunë të theksuar në familje dhe në një moment kritik tentoi të vriste me thikë vëllain e saj.
“Vij nga një familje me shumë sakrifica në jetë, sidomos prej mamit. Është se, mami im ka pasur dhunë në familje. Dhunë të theksuar. Unë kam lindur në vitin 2002, nuk i kam përjetuar shumë se kam qenë e vogël ku babi më ka ndërruar jetë. Babi fatkeqësisht ka qenë person që ka dhunuar në familje. Dhunë nga më të këqijat,” ka rrëfyer Marigona, me zërin e dridhur dhe lotët që i shkonin nëpër faqe.
Ajo ka shpjeguar se babai i saj ndërroi jetë në vitin 2005. Marigona ka theksuar se nëna e saj u martua pa lidhje ligjore me babin dhe u përball me vite të tëra dhune, pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta denoncuar atë në polici dhe për t’u ndarë. Situata vetëm sa u përkeqësua, duke kulmuar në një incident tragjik ku babai i saj tentoi t’i vriste të gjithë si familje, duke rrezikuar veçanërisht jetën e vëllait të Marigonës. Në ato momente kritike, nëna e saj u detyrua të merrte një vendim ekstrem për të mbrojtur fëmijët.
Pas ngjarjes së rëndë në qershor të vitit 2005, nëna e Marigonës u denoncua vetë në polici dhe fëmijët u morën nën kujdesin e shtetit. Marigona ka shtuar se babai i saj kishte qenë i martuar disa herë më parë dhe kishte fëmijë me gra të tjera, të cilat së bashku me fëmijët e tjerë të tij dërguan letra në gjykatë duke kërkuar lirimin e nënës së Marigonës.
Megjithë sfidat e shumta në jetë, Marigona ka gjetur mbështetje të madhe nga nëna e saj, e cila e ka inkurajuar të marrë pjesë në “She’s On Top”. “Mamit i pëlqen që kam ardhur në “She’s On Top”, e di që mami beson shumë tek unë. Mamin e kam marrë me vetë në edicionet e para. Është shumë suportuese,” ka përfunduar rrëfimin e saj Marigona, duke theksuar forcën dhe dashurinë e nënës së saj.
Rrëfimi i sinqertë dhe i dhimbshëm i Marigonës ka prekur thellësisht zemrat e konkurrentëve, jurisë dhe publikut, duke sjellë në vëmendje tema të rënda si dhuna në familje dhe sakrificat e nënave për të mbrojtur fëmijëte tyre.
















