Connect with us

Bota

Luftë bërthamore në horizont? Irani poston videon më të frikshme ndonjëherë! (VIDEO)

Publikuar

Një video e publikuar në rrjetin X (ish-Twitter) nga televizioni shtetëror iranian ka ngritur shqetësim në arenën ndërkombëtare. Në pamjet e shpërndara nga Agjencia Arabe e Lajmeve të Iranit, shfaqet një dorë duke përkëdhelur një bombë bërthamore, ndërsa në ekran shfaqet fjala enigmatike: “ndoshta”.

Kjo video vjen në kulmin e tensioneve mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat janë përfshirë në ditën e gjashtë të një përshkallëzimi ushtarak me pasoja serioze.

Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj qendrave ushtarake dhe bërthamore në Iran, duke raportuar eliminimin e disa shkencëtarëve bërthamorë. Qeveria izraelite deklaron se qëllimi është ndalimi i Teheranit nga krijimi i një arme bërthamore – një pretendim që Irani e mohon.

Zyrtarët iranianë thonë se programi i tyre bërthamor është për qëllime paqësore, por videot simbolike si kjo po rrisin frikën globale për një përplasje të mundshme me armë të ndaluara.

Ndërkohë, në Uashington, Presidenti Donald Trump ka kërkuar një “dorëzim pa kushte” nga Irani, duke paralajmëruar ndërhyrje ushtarake nëse gjërat përshkallëzohen më tej.

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë tashmë në gatishmëri të plotë, ndërsa tensioni diplomatik dhe ushtarak sa vjen e rritet.

Simbolika e videos iraniane po shihet nga shumë analistë si një mesazh i koduar, ndoshta kërcënim i drejtpërdrejtë, ose edhe propagandë psikologjike ndaj kundërshtarëve.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK