Connect with us

Lajme

Kosovarit që jetoi për 10 vite në Itali iu mohua marrja e nënshtetësisë, pasi nuk dinte asnjë fjalë italisht; në vend të tij u përgjigj gruaja

Publikuar

Në Pescate, një qytet i vogël në provincën e Lecco-s, një burri me origjinë nga Kosova, që kishte dhjetë vjet duke jetuar në Itali, iu mohua shtetësia italiane nga kryetari i bashkisë Dante De Capitani, pasi nuk arriti të shqiptonte asnjë fjalë në italisht gjatë ceremonisë së betimit, shkruan Kyrefjala, transmeton Insajderi.

Pavarësisht se kishte ndjekur kurse të gjuhës dhe kishte të gjitha dokumentet e rregullta, burri nuk ishte në gjendje të lexonte formulën e detyrueshme të betimit: “Betohem se do t’i jem besnik Republikës dhe do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Shtetit.”

Në vend të tij, përgjigjet i dhanë gruaja dhe fëmijët, të cilët flasin italisht. Kryetari i bashkisë theksoi se integrimi gjuhësor është thelbësor dhe se një person që ka jetuar dhe punuar në Itali për kaq gjatë duhet të jetë në gjendje të komunikojë në gjuhën e vendit.

Rasti ka ngjallur debat për efektivitetin e kurseve të italishtes dhe kriteret për përfitimin e shtetësisë, përfshirë kërkesën bazë të njohjes së gjuhës italiane dhe aftësinë për të bërë betimin brenda afatit ligjor 6-mujor.

NA NDIQ NË FACEBOOK