Connect with us

Shqipëri

Koncerti në Butrint/ Gonxhja: Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm

Publikuar

“Në ambientin magjepsës të Teatrit Antik të Butrintit, Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm si pjesë e turneut të tij “LIVE 2025”.

Nën dritën e historisë dhe frymën e artit, ai solli një performancë plot ndjenjë dhe elegancë, të shoqëruar nga pianisti Davide Antonio Pio dhe një trio harkore që i dha ngjyrë çdo tingulli.

Publiku përjetoi një mbrëmje ku muzika u bë urë mes kohërave, dhe emocionet përfshin të gjithë nën yjet e Butrintit.

Një natë që do të kujtohet gjatë!

Ky event u organizua në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, Institutin Italian të Kulturës, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të Javës Kulturore italiane!”, shkruan Gonxhja.

The post Koncerti në Butrint/ Gonxhja: Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK