Lajme
Kapri: Shqipëria po mbytet nga taksat, ne besojmë te liria ekonomike

Erald Kapri, deputet në ardhje i partisë “Mundësia” në Kuvendin e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj situatës ekonomike në vend, duke e cilësuar modelin aktual si të dështuar dhe të kapur nga shteti.
“Shqiptarët sot po përballen me kosto të lartë jetese, sepse kemi një ekonomi të mbytur nga taksat dhe ndërhyrja e shtetit. Ky model i kapur nuk prodhon pasuri, por varfëri.”, thekson Kapri.
Ai shtoi se zgjidhja që ofron partia Mundësia bazohet në një filozofi të qartë: më shumë liri për individin dhe më pak shtet në jetën dhe ekonominë e qytetarëve.
“Ne besojmë te liria ekonomike dhe një shtet më i vogël që nuk jeton në kurriz të njerëzve,” theksoi Kapri.




















