Connect with us

Shqipëri

Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Publikuar

më

Kalaja Gjirokastrës vijon të mirëpres vizitorë nga e gjithë bota, që vijnë për të përjetuar nga afër simbolin më të njohur të qytetit të gurtë.

Në çdo stinë, Kalaja mbetet një nga destinacionet më të preferuara në jug të vendit. Turistët e huaj, vlerësojnë këtë kala dhe shprehen se janë të mahnitur nga arkitektura, historia dhe rrëfimet që lidhen me këtë monument.

Sipas Drejtorit Rajonal të Trashëgimisë Kulturore për qarkun e Gjirokastrës, Ardis Duka, që nga fillimi i vitit e deri më tani, Kalaja është vizituar nga mbi 70 mijë turistë vendas dhe të huaj.

“Për muajin qershor jemi në shifrën e 12 mijë vizitorëve, deri më sot. Trendi vijon të rritet, ka kaluar rreth 30 përqind më shumë dhe kjo ka sjellë më shumë të ardhura”, tha Duka.

Me një numër vizitorësh që rritet nga viti në vit, Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor në jug të vendit.

Investimet në ruajtjen dhe promovimin e saj po e kthejnë këtë monument në një destinacion referencë për turistët vendas dhe të huaj.

The post Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot first appeared on JavaNews.al.

Maqedoni1 hour ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri2 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme3 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni3 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë3 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni4 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme4 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport4 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni4 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme4 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë4 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Maqedoni4 hours ago

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

NA NDIQ NË FACEBOOK