Bota
“Jam ende duke u dridhur”. Një mrekulli sesi kjo grua i shpëtoi vdekjes në avion. ZOTI është i madh!!!

Ndërsa numri i viktimave nga rrëzimi tragjik i avionit të Air India në Ahmedabad ka arritur në mbi 290, një histori e jashtëzakonshme mbijetese ka dalë në dritë. Përveç pasagjerit të konfirmuar si të mbijetuar, një grua tjetër i ka shpëtuar aksidentit vetëm falë një rastësie të pabesueshme.
Bëhet fjalë për Bhoomi Chauhan, e cila humbi fluturimin AI-171 për në Londër vetëm dhjetë minuta për shkak të trafikut të rënduar. Chauhan kishte planifikuar prej kohësh të udhëtonte nga Ahmedabad drejt Londrës, por fatin e saj e vendosi vonesa në rrugë që e mbajti jashtë avionit në momentin e nisjes.
Në një prononcim ekskluziv për Republic TV, Chauhan ka ndarë emocionet e forta që përjetoi pasi mori lajmin e tmerrshëm për rrëzimin e avionit në të cilin ajo duhej të ishte ndodhur: “E humba fluturimin vetëm për 10 minuta. Trupi im ende dridhet. Jam e shkatërruar pas asaj që ndodhi. Mendja ime është bosh, nuk po arrij të flas.”
Duke shprehur mirënjohjen e thellë për shpëtimin e saj, Chauhan tha: “Mendoj se Ganpati Bappa më shpëtoi”, duke iu referuar hyjnisë hinduse që ajo beson se e ka mbrojtur nga kjo fatkeqësi e madhe.
Ajo kishte ardhur në Indi për të kaluar pushime pas dy vitesh dhe jeton me bashkëshortin e saj në Londër. Chauhan e përfundoi rrëfimin e saj e prekur, duke thënë: “Vetëm për shkak të atyre dhjetë minutave nuk arrita të hipja në fluturim. Nuk di si ta shpjegoj këtë.” Historia e Bhoomi Chauhan është një dëshmi e rrallë e mbijetesës dhe një pikë drite në mes të errësirës që ka kapluar komunitetin pas kësaj tragjedie.
















