Connect with us

Maqedoni

ISHP-Shkup: Në qytet ka nga një deri në dy raste të sulmeve në tru çdo ditë, 50 për qind prej tyre mund të parashikohen

Publikuar

më

Në Shkup ka një deri në dy sulme në tru në ditë, madje 50 për qind prej tyre mund të parashikohen. Sfidat më të shpeshta me të cilat përballen këta pacientë janë aftësia e dëmtuar për komunikim dhe lëvizje.

Kjo u theksua në panelin e sotëm të diskutimit në temën afazia, në organizim të ISHP Qendrës për rehabilitimin e patologjisë së komunikimit verbal – Shkup dhe Shoqatës për mbështetjen e personave me afazi “HOUP”, qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes publike për afazinë. Afazia është çrregullim i komunikimit që ndikon ndjeshëm në aftësinë e individëve për të folur, kuptuar, lexuar dhe shkruar, e si gjendje, më së shpeshti ndodh pas një sulmi në tru ose lëndimit të trurit.

Siç sqaroi logopedja specialiste e çrregullimeve disfluente të të folurit dhe drejtoreshë e Qendrës për rehabilitimin e patologjisë së komunikimit verbal – Shkup, Nermin Telovska, afazia, si një nga fenomenet më të zakonshme pas sulmit në tru, ndikon ndjeshëm në aftësinë për të komunikuar tek pacientët.

Megjithatë, shprehet ajo, vetëdija e popullatës për afazinë dhe pasojat e saj është e kufizuar. Nga 241 personat e anketuar në rrugët e Shkupit, Telovska vuri në dukje se 68 për qind nuk kishin dëgjuar kurrë për termin afazi.

“Janë anketuar 241 kalimtarë nëpër rrugët e Shkupit dhe morëm të dhëna interesante. Deri në 68 përqind nuk kanë dëgjuar kurrë për termin afazia, ndërsa nga 235 të anketuar – 100 burra dhe 135 gra, 90 për qind e grave e dinë lidhjen e sulmit në tru me afazinë, ndërsa 74 për qind e burrave kanë dëgjuar për të”, tha Telovska në një debat ku morën pjesë ekspertë, persona me afazi dhe familjet dhe miqtë e tyre.

Sipas saj, duke edukuar publikun, ne mund të punojmë në përmirësimin e vetëdijes për afazinë në shoqërinë tonë dhe të ndihmojmë në uljen e stigmës dhe injorancës lidhur me këtë gjendje”, shprehet Telovska.

Goditja në tru është patologjia më e zakonshme në të cilën hasim në jetën e përditshme. Konsiderhet se në Shkup ka një deri dy sulme në tru në ditë, që është numër i madh. Shumica e këtyre pacientëve janë akomoduar në Klinikën e Neurologjisë, respektivisht më shumë se 50 për qind e kapacitetit të Klinikës janë pacientë me sulm në tru, me ç’rast është thelbësor rehabilitimi i lëvizjes dhe të folurit.

Neurologu dhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë Ivan Barbov, në panel diskutimin e sotëm me temë “Afazia”, theksoi se një nga problemet reale me të cilat përballen në Klinikën e neurologjisë është rehabilitimi i pacientëve pas sulmit në tru, veçanërisht rehabilitimi i të folurit.

“Problem real të cilin e hasim është rehabilitimi i pacientëve pas sulmit në tru, veçanërisht rehabilitimi i të folurit, sepse në njëfarë mënyre për familjet është më e rëndësishme që t’u rikthehet lëvizja e duarve dhe këmbëve sesa e të folurit. Mirëpo, me bashkëpunim të ndërsjellë, ne përpiqemi ta ndryshojmë këtë çdo ditë, sepse përmirësimi i të folurit është i shërueshëm, ndonëse mendimi i përgjithshëm i pacientëve është se ajo që humbet nuk mund të rikthehet”, bëri të ditur Barbovi.

Parandalimi i sulmit në tru, shprehet profesori, është shumë i rëndësishëm, duke theksuar se deri në 50 për qind e sulmeve në tru mund të parashikohen. Si faktorë kryesorë të rrezikut për të pasur sulm në tru, ai vuri në dukje tensionin e lartë të gjakut, diabetin, rritjen e niveleve të kolesterolit në gjak, si dhe stresin.

“Parandalimi i sulmit në tru është shumë i rëndësishëm, konsiderohet se madje 50% e sulmeve në tru mund të parashikohen. Faktorët kryesorë të rrezikut për të pasur sulm në tru janë tensioni i lartë i gjakut, diabeti, enët e zgjeruara të gjakut dhe rritja e mëtejshme e niveleve të kolesterolit në gjak. Mosha është gjithashtu faktor rreziku, sa më i vjetër të jetë pacienti, aq më i lartë është rreziku dhe natyrisht stresi është një faktor kryesor rreziku për të cilin duhet të punojmë për ta zvogëluar, jo vetëm individualisht, por edhe si shoqëri”, tha Barbovi.

Lajme38 minutes ago

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Lajme44 minutes ago

Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura

Lajme48 minutes ago

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Maqedoni2 hours ago

Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Kosovë2 hours ago

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Kosovë2 hours ago

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Religjion2 hours ago

Pozitat dhe privilegjet kalojnë, mbetet vetëm ajo që merr para Allahut Fuqiplotë

Maqedoni2 hours ago

Akuza të rënda ndaj Greqisë: Aleanca Evropiane alarmon për përndjekjen e pakicave maqedonase dhe turke!

Shqipëri2 hours ago

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

Maqedoni4 hours ago

Kriptovalutat përfshihen në Kodin Penal, propozohet konfiskimi i pasurisë së transferuar te familjarët

Kosovë4 hours ago

Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës

Maqedoni4 hours ago

Ndryshime në krye të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, emërohet drejtori i ri

NA NDIQ NË FACEBOOK