Bota
Irani sulmon bazat amerikane në Katar dhe Irak

Në një zhvillim të fundit dhe të bujshëm, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka raportuar se Irani ka ndërmarrë një operacion ushtarak me raketa të quajtur “Lajmërimi i Fitores”, i cili është drejtuar kundër bazave ushtarake amerikane në Irak dhe Katar.
Lajmi është konfirmuar fillimisht nga Reuters, e cila citon burime iraniane që pohojnë nisjen e këtij operacioni. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo viktima nga sulmi, ndërsa autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar./ZYRTARE.NET





















