Connect with us

Shqipëri

I riu nga Kosova vdes në Shqipëri, shkoi për pushime/ Ja ç’ka dyshohet

Publikuar

Lezhë, Shqipëri – Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen e tij.

Sipas informacioneve nga policia vendore, rreth orës 09:00 të datës 28 qershor 2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Sipas deklarimeve të dhëna nga familjarët e të riut, ai kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, duke marrë parasysh historinë shëndetësore të 23-vjeçarit. Autoritetet po vijojnë me veprimet e nevojshme për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e vdekjes.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK