Shqipëri
I fusnin parate në…! Policia kap 8 bukuroshe shqiptare ne Durrës, cudi kush i ‘menaxhonte’ (VIDEO)

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Storm 4”, duke goditur një grup që dyshohet se ushtronte aktivitetin e prostitucionit në qytetin bregdetar.
Nëpërmjet një komunikimi zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër shtetase kineze. Gjithashtu, është shpallur në kërkim një shtetase britanike. Sipas policisë, shtetasja angleze dhe njëra prej shtetaseve kineze, të dyja 46 vjeçe, akuzohen si organizatore dhe tutore që administronin këtë “biznes” të paligjshëm në Durrës.
Gjatë operacionit, janë proceduar në gjendje të lirë edhe tetë shtetase shqiptare dhe dy shtetase të tjera kineze, të cilat dyshohet se punonin si prostituta.
Policia e Durrësit thekson se ky nuk është rasti i parë i goditjes së grupeve të tilla në muajt e fundit, duke vënë në dukje se janë zbuluar disa “çerdhe” prostitucioni, kryesisht në Tiranë, me përfshirjen e shtetaseve të huaja dhe shqiptare.
Në njoftimin e detajuar, policia sqaron se operacioni “Storm 4” është finalizuar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi proaktiv dyjavor. Si rezultat i hetimeve, u zbulua se shtetaset kineze kishin marrë me qira një vilë dykatëshe në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nga shtetasja angleze, dhe e kishin përshtatur atë për ushtrimin e prostitucionit.
Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasja kineze F. Ë., 46 vjeçe, e akuzuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ajo dyshohet se ishte drejtuese dhe organizatore e këtij rrjeti. U arrestuan gjithashtu tre shtetase të tjera kineze: L. M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe, të akuzuara për veprën penale “Prostitucioni”.
Për të njëjtën vepër penale u proceduan në gjendje të lirë dy shtetase kineze dhe tetë shtetase shqiptare. Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasja britanike K. P., 46 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjashtë pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe karta telefoni.
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, të cilët mund të operojnë edhe nga jashtë vendit nëpërmjet një call center-i. Materialet e operacionit i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.
















