Connect with us

Bota

Hakmarrja e Iranit ndaj bazës amerikane në Katar – Reagon Shtëpia e Bardhë

Publikuar

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN ka thënë se Administrata Trump po parashikonte që Teherani do të hakmerrej pas sulmeve të ShBA-së në vendet bërthamore iraniane gjatë fundjavës dhe presidenti nuk dëshiron më shumë angazhim ushtarak në rajon.

“Ne e dinim se ata do të hakmerreshin”, është shprehur ai.

Zyrtari tha se vlerësimet fillestare ishin se raketat nuk goditën objektivat e tyre të synuara, raporton CNN.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore kapi një sulm raketor iranian në bazën ajrore amerikane në vend.

NA NDIQ NË FACEBOOK