Bota
Greqi: shok publik për një ministër si ky

Emërimi i politikanit të krahut të djathtë kontrovers Thanos Plevris si ministër i ri i shëndetësisë i Greqisë ka shkaktuar reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Plevris, i njohur për pikëpamjet e tij radikale mbi migrantët, vaksinimet dhe deklaratat që janë lidhur me mohimin e Holokaustit, mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë mes pandemisë COVID-19 dhe një krize të re të mundshme migrantësh.
Plevris hyri në qeverinë greke si pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga partia Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Përpara kësaj, ai ishte politikisht aktiv në qarqet ultrakonservatore dhe nacionaliste. Deklaratat e tij të mëparshme publike kanë shkaktuar polemika të shumta, duke përfshirë mbështetjen për masa të ashpra kundër migrantëve dhe deklarata që shumë i interpretuan si gjuhë urrejtjeje.
Një stuhi e veçantë u shkaktua nga deklaratat e vitit 2009 që ai bëri si avokat në mbrojtje të babait të tij, mohuesit të famshëm të Holokaustit, Konstantinos Plevris. Në procedurat gjyqësore, Thanos Plevris argumentoi se shprehja e dëshirës për kthimin e regjimit nazist dhe rihapjen e kampeve të përqendrimit si Auschëitz nuk duhet të konsiderohet nxitje për urrejtje ose gjuhë urrejtjeje. “Çfarë është nxitje për ju? Që dikush të thotë, ‘Dua që Hitleri të kthehet dhe hebrenjtë të dërgohen përsëri në Auschëitz’? A është e ndaluar ta thuash këtë?”, tha Plevris në atë kohë, sipas transkripteve të publikuara nga Komiteti Qendror i Komuniteteve Hebraike në Greqi.
Pas reagimit të ashpër, Plevris u përpoq ta zbuste dëmin duke shkruar në Tëitter: “I kuptoj shqetësimet në lidhje me deklaratat e mia të mëparshme dhe nuk pajtohem plotësisht me pikëpamjet e babait tim. Nuk kam pasur kurrë ndërmend të ofendoj popullin hebre dhe kërkoj ndjesë nëse e kam bërë.”
Plevris ka bërë thirrje edhe më parë për masa të dhunshme kundër migrantëve, përfshirë një deklaratë të vitit 2013 në të cilën tha se “rojet kufitare nuk ekzistojnë nëse nuk ka të vdekur”, duke nënkuptuar se armët duhet të përdoren kundër atyre që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vend. Në të njëjtin fjalim, ai sugjeroi që migrantëve t’u mohohet qasja në shërbimet bazë, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe ushqimin: “Nuk do të hani, nuk do të pini, nuk do të shkoni në spital. Duhet të jetë më keq se në vendin tuaj. Kështu do të largoheni.”
Organizatat e shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim të thellë për emërimin e Plevris në një pozicion që përfshin shëndetin publik dhe migrantët. “Është e papranueshme që një person me pikëpamje të tilla të ketë përgjegjësi për jetën e grupeve të cenueshme”, thonë aktivistët.
Gjatë pandemisë COVID, në vend që të promovonte vaksinimin, Plevris shkroi një artikull në korrik të këtij viti me titull “qeveria nuk ka detyrim të imponojë vaksinimin”, në të cilin ai ia kaloi përgjegjësinë vetëm qytetarëve: “Nëse dikush nuk dëshiron të vaksinohet, nuk është detyra ime ta bind atë.” /tesheshi.com/


















