Connect with us

Shqipëri

“Gjyshja i vdiq 2 ditë para”, djali i Grida Dumës përlot me mesazhin për humbjen e babait

Publikuar

Komuniteti diplomatik dhe opinioni publik në Shqipëri janë tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të diplomatit të njohur, Ilir Shqina. Ndërkohë, i biri i tij, Darien Shqina, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e babait.

Darien Shqina, djali i Ilir Shqinës dhe personalitetit të njohur publik, Grida Duma, ka zbuluar se lajmi e ka gjetur jashtë vendit, në një periudhë të vështirë ku sapo ishte kthyer për të përcjellë nënën e tij të ndjerë. Më pas, ai ka marrë lajmin e hidhur për humbjen e babait të tij, i cili ndodhej në gjendje kome.

“Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im,” shkruan Darien në një mesazh tejet emocional, ku përshkruan ndikimin e jashtëzakonshëm që i ati ka pasur në jetën dhe formimin e tij si njeri.

Ai e përshkruan Ilir Shqinën si një figurë të shquar të diplomacisë shqiptare, i cili e ka përfaqësuar vendin me nder, drejtësi dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare. “Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë,” shkruan Darien, duke vlerësuar kontributin e të atit në përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Mësohet se Ilir Shqina ka shërbyer si diplomat në Ambasadën Shqiptare në Slloveni gjatë karrierës së tij.

Në përfundim të mesazhit, Darien shprehet se do ta ruajë gjithmonë me vete kujtimin e të atit dhe momentet e tyre të çmuara: “Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!”

Diplomati Ilir Shqina ka shërbyer për shumë vite në shërbimin diplomatik shqiptar, duke u vlerësuar për integritetin dhe përkushtimin ndaj vendit. Ai ndahet nga jeta pas vitesh vuajtjesh nga një sëmundje e pashërueshme.

Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar reagime të shumta ngushëllimi dhe respekti për figurën e tij nga personalitete të ndryshme dhe në opinionin publik, duke përfshirë mesazhe ngushëllimi nga figura të njohura si Majlinda Bregu. Ish-deputetja Grida Duma dhe Ilir Shqina ishin divorcuar disa vite më parë, por kishin ruajtur një marrëdhënie korrekte për hir të djalit të tyre.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK