Connect with us

SKENA

E papritur! Ndahet nga jeta ish-prezantuesja ikonë

Publikuar

Ish-prezantuesja e njohur e MTV-së, Ananda Lewis, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga motra e saj, Lakshmi, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook. “Ajo është e lirë, në krahët e Zotit,” shkroi Lakshmi, duke ndarë me ndjekësit një foto bardhë e zi të Anandës.

Ananda Lewis u bë një figurë e dashur për publikun gjatë viteve ’90, kur u shfaq në MTV si prezantuese e disa prej emisioneve më të njohura, përfshirë “Total Request Live” dhe “Hot Zone”. Në vitin 1999, gazeta The New York Times e cilësoi si “vajza e momentit” për gjeneratën hip-hop. Ajo u largua nga MTV në vitin 2001 për të drejtuar talk-show-n e saj personal.

Në vitin 2020, Ananda Lewis zbuloi publikisht se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në stadin e tretë. Fatkeqësisht, sëmundja më vonë avanzoi në stadin e katërt. Gjatë muajve të fundit të jetës së saj, ajo pranoi se kishte shmangur trajtimet standarde mjekësore, një vendim për të cilin ajo shprehu keqardhje.

Në një ese të publikuar për revistën Essence, Lewis shkroi: “Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’”. Fjalët e saj reflektojnë një shpirt të fortë dhe një qasje individuale ndaj jetës, edhe përballë sfidave të vështira shëndetësore. Humbja e Anandës ka pikëlluar shumë fansa dhe kolegë të saj nga bota e televizionit dhe argëtimit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK