Bota
E FUNDIT/ Izraeli gabon objektiv. Ajo që ndodh është një tragjedi!

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të dyshuar izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari të medias shtetërore iraniane.
Televizioni iranian ka transmetuar pamje të drejtpërdrejta nga kompleksi rezidencial Shahrak-e Shahid Chamran në Teheran, duke treguar punëtorët e emergjencës teksa pastronin mbeturinat nga vendi i rrënojave të ndërtesës së goditur.
Sipas një gazetari të medias shtetërore iraniane, i cili raportoi nga vendngjarja, në ndërtesën e goditur u vranë tragjikisht 20 fëmijë, mes të cilëve edhe foshnja vetëm 6-muajshe. Më tej raportohet se dhjetë trupa të tjerë ende mbeten të bllokuara nën rrënoja, duke rritur frikën për një numër më të lartë viktimash.
Gazetarja theksoi se këto shifra i kishte marrë drejtpërdrejt nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e kompleksit rezidencial. CNN nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave të raportuara.
Ndërkohë, mbetet e paqartë saktësisht numri total i civilëve që kanë humbur jetën në sulmet e ndryshme izraelite gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, i dërguari i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se të paktën 78 persona u vranë në sulmet e ndërmarra të premten. Ky incident i fundit në një zonë të banuar rrit ndjeshëm shqetësimet për numrin e viktimave civile në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Iranit.
















