Connect with us

Lajme

E FUNDIT – Ilir Metës i ndodh e papritura në qeli, partia në alarm

Publikuar

Presidenti i Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit të kaluar, është dënuar me 10 ditë mos kryerje të asnjë aktiviteti sportiv në ambientet e paraburgimit. Denoncimi vjen nga Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili në një deklaratë për mediat e ka lidhur këtë dënim me një intervistë të drejtpërdrejtë që Meta ka dhënë në Ora News para dy ditësh.

Blushi e ka cilësuar këtë si një përpjekje qesharake të “narko regjimit” dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre. “Rasti më qesharak ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma”, tha Blushi. Ai shtoi se këto praktika janë të neveritshme dhe represive, duke dëshmuar sipas tij “fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit”.

Sakaq, Tedi Blushi ka përsëritur edhe një herë denoncimet për masakrën elektorale në zgjedhjet e 11 majit, duke fajësuar edhe SPAK, task forca e së cilës sipas tij rezultoi gënjeshtër.

Meta vijon të ndodhet në paraburgimin 313 që prej tetorit, dhe sipas Blushit, pa asnjë provë apo fakt, duke e cilësuar këtë si një akt tërësisht politik të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Blushi ka njoftuar se masa e arrestit do të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, me synimin për ta çuar çështjen sa më shpejt në Strasburg. Partia e Lirisë ka shprehur mbështetjen e plotë për Presidentin e saj Meta në këtë betejë që e konsideron parimore për liri, demokraci dhe llogaridhënie.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK