Connect with us

Shqipëri

“Dua të plotësoj ëndrrën e Nanos dhe Agollit”, ditëlindja e PS, Braçe: Ia kemi dalë të stabilizojmë vendin

Publikuar

Në rrugën përpara kryesisë së Kuvendit, dy socialistët e dy gjeneratave të ndryshme Namik Dokle dhe Erion Braçe i uruan njëri-tjetrit ditëlindjen e 34 të Partisë Socialiste.

Pa euforinë e fituesit të një mandati të katërt qeverisës, pa një mega festë socialistët, do ta festojnë të 34 katrën ditëlindje, pasditen e 19 Qershorit, ditë më të cilën do të nisë edhe edicioni i tretë i akademisë politike më deputetët e rinj të kësaj force politike.

Kryesocialisti Edi Rama u përcolli urimin socialistëve përmes kësaj fotoje me simbolin e PS.

“Dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve e anëtareve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkroi Rama.

Tashmë me statusin e senatorit të socialistëve Erion Brace i cili në parlamentaret e 11 majit mori në qarkun Tiranë dhe diasporë 20,846 vota në një intervistë për Top Channel koment këtë 34 vjetor të partisë së tij.

“Ne vështirtë e kemi pasur, edhe në ‘92 edhe në ‘93, ‘94 me referendumin që donte të ndryshonte formën e republikës parlamentare. E kemi pasur tmerrësisht të vështirë nga ‘97 deri në 2005 për ta stabilizuar vendin, e kemi pasur të vështirë dhe nga 2009 deri 2013, e pastaj natyrisht ndalemi për të sjellë në vëmendje ngjarje që janë të tmerrshme, Gërdecin, 21 Janarin ku jemi vrarë dhe për fat e kemi rikthyer vendin në një stabilitet të qëndrueshëm”, tha Braçe.

Nga 12 Qershori i vitit 1991, kanë kaluar plot 34 vite kur një pjesë e anëtarëve të Partisë së Punës që drejtoi vendin për pesë dekada, vendosi t’i përshtatej kohës së re, duke ndryshuar emër, mision dhe program për t’u ndarë nga e kaluara.

U krijua Partia Socialiste e Shqipërisë me kryetar Fatos Nanon deri në 2005 për tija lënë stafetën Edi Ramës i cili implementoi rigjenerimin e PS përmes Rilindjes e duke u bërë i pari drejtues i një partie politike në Shqipëri, i cili fiton katër madate qeverisëse radhazi.

The post “Dua të plotësoj ëndrrën e Nanos dhe Agollit”, ditëlindja e PS, Braçe: Ia kemi dalë të stabilizojmë vendin first appeared on JavaNews.al.

Maqedoni26 minutes ago

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Shqipëri56 minutes ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme2 hours ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni3 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri3 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni4 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme4 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni4 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme5 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni5 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri5 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë6 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

NA NDIQ NË FACEBOOK