Religjion
Dita e Arafatit, momenti kulmor për pelegrinët myslimanë në haxh

Shumica e haxhinjve që janë në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin, një nga pesë detyrat themelore të Islamit, kanë po qëndrojnë sot në Arafat, lokacion që ndodhet 25 kilometra në lindje të Mekës.
Shumica e automjeteve që transportonin haxhinjtë mbërritën në Arefat gjatë natës.
Haxhinjtë që mbërritën të parët me autobus u ngjitën në Xhebel-i Rahme (Kodra e Mëshirës), vendi ku, sipas besimit, Hazreti Ademi dhe Hazreti Hava u takuan dhe ku u pranua teubeja (pendimi) i parë, dhe u lutën atje.
Nën udhëheqjen e udhëheqësve të grupit, haxhinjtë drejtohen në zonat ku do të qëndrojnë dhe akomodohen në tenda të mëdha me ajër të kondicionuar.
Haxhinjtë e kalojnë kohën e tyre në Arefat duke lexuar Kuranin, duke kryer namazin dhe duke bërë lutje.
Arafati është pjesa kluminante, apo rituali kryesor në haxh./TRTBallkan/






















