Kosovë
Deputetja e Nismës: Unë e Albin Kurti njihemi prej letërsisë


Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se me Albin Kurtin nuk njihen vetëm nga fusha e politikës. Izmaku tha se është takuar “disa herë” me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, me të cilin tha se i lidh letërsia.
“Unë Albin Kurtin e njoh edhe prej disa proceseve që kanë pasur të bëjnë lidhur me letërsinë, jo vetëm nga politika. Kështu që raportet e mia kanë qenë korrekte”, tha deputetja
Tutje ajo tha se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk është thjesht çështje emërimi, por një proces që i takon Kuvendit.
“E drejta kushtetuese ta jep propozimin, por zgjedhjen e ka Kuvendi në dorë. Nuk është çështje emërimi. Po të ishte aq e lehtë, do të mjaftonte një emërim”, tha Izmaku ,ë një intervistë për Frontal.





















