Lajme
Deklarimet alla Trump të Merz-it

Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz po befason gjithnjë e më tepër me deklarimet e tij. Ai ngjan t’i ngjajë Trump-it, pasi nuk i peshon aspak frazat që lëshon.
Së fundi, duke komentuar atë që po ngjan në Lindjen e Mesme, ai tha se nuk ka “asnjë arsye për të kritikuar” Shtetet e Bashkuara për sulmet e tyre ndaj tre objekteve bërthamore në Iran.
Duke folur para Konfederatës së Industrisë Gjermane, Merz tha:
“Nuk ka asnjë arsye për të kritikuar atë që bëri Amerika gjatë fundjavës. Po, nuk është pa rrezik. Por lënia e gjërave ashtu siç janë nuk ishte një mundësi.”
Merz është përballur me shumë kritika nga publiku për deklaratat e mëparshme, të tilla si mënyra se si Izraeli bën “punë të pista për të tjerët”, dhe: “Mund të them vetëm se kam respektin më të madh për faktin se ushtria izraelite dhe qeveria izraelite patën guximin ta bënin këtë.”
Pra, lidershipi botëror, në vend që të ketë prurje të reja të mençura dhe më fibër të spikatur morale, po vijon me figura që përcjellin më e pakta amoralitet politik. Ndaj dhe bota është në rrezik prej tyre./tesheshi.com/



















