Connect with us

Bota

Cilat janë bazat kryesore amerikane në Lindje të Mesme?

Publikuar

më

Forcat amerikane të shtunën kanë goditur bazat kryesore bërthamore të Iranit, duke nxitur kështu  kërcënime nga Teherani për hakmarrje, me bazat ushtarake amerikane në Lindje të Mesme si një objektiv të mundshëm, shkruan Reuters.

Këto sulme kanë nisur sot, pasi Irani ka targetuar me raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak, por pa asnjë dëm.

Por cilat janë bazat kryesore amerikane në Lindje të Mesme. “Reuters” ka përgatitur një listë me detaje të bazave ajrore amerikane.

KATARI:

Baza Ajrore Al Udeid, me sipërfaqe 24 hektarë, në shkretëtirën jashtë kryeqytetit Doha, shërben si selia e avancuar e Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila drejton operacionet ushtarake amerikane në një territor të gjerë që shtrihet nga Egjipti në perëndim deri në Kazakistan në lindje. Baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme strehon rreth 10,000 trupa.”

KUVAJTI:

Disa objekte ushtarake të gjera përfshijnë Kampin Arifjan, selinë e përparme të Ushtrisë Qendrore Amerikane dhe Bazën Ajrore Ali Al Salem, afërsisht 40 kilometra nga kufiri irakian dhe e njohur si “Shkëmbi” për mjedisin e saj të izoluar dhe të ashpër.

Kampi Buehring u krijua gjatë Luftës së Irakut në vitin 2003 dhe është një pikë referimi për njësitë e Ushtrisë Amerikane që vendosen në Irak dhe Siri, sipas faqes së internetit të Ushtrisë Amerikane.

EMIRATET E BASHKUARA ARABE:

Baza Ajrore Al Dhafra, e vendosur në jug të kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, dhe e ndarë me Forcat Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, është një qendër kritike e Forcave Ajrore Amerikane që ka mbështetur misione kyçe kundër Shtetit Islamik, si dhe vendosje zbulimi në të gjithë rajonin, sipas Komandës Qendrore të Forcave Ajrore Amerikane.

Porti Jebel Ali i Dubait, ndërsa nuk është një bazë ushtarake formale, është porti më i madh i Marinës Amerikane në Lindjen e Mesme që pret rregullisht transportues aeroplanësh amerikanë dhe anije të tjera.

IRAK:

SHBA-të mbajnë një prani në Bazën Ajrore Ain Al Asad në provincën perëndimore Anbar, duke mbështetur forcat irakiane të sigurisë dhe duke kontribuar në misionin e NATO-s, sipas Shtëpisë së Bardhë. Sulmet raketore iraniane që shënjestruan bazën në vitin 2020, në shenjë hakmarrjeje, për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga SHBA-të.

E vendosur në Rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit në Irakun verior, Baza Ajrore e Erbilit shërben si një qendër për forcat amerikane dhe të koalicionit që kryejnë ushtrime stërvitore dhe stërvitje betejash. Baza mbështet përpjekjet ushtarake amerikane duke ofruar një vendndodhje të sigurt për stërvitje, ndarje inteligjence dhe koordinim logjistik në Irakun verior, sipas raportit të kongresit.

ARABIA SAUDITE:

Ushtarët amerikanë në Arabinë Saudite – të cilët numëronin 2 mijë e 321 në vitin 2024 sipas një letre të Shtëpisë së Bardhë – veprojnë në koordinim me qeverinë saudite, duke siguruar aftësi mbrojtëse ajrore dhe raketore dhe duke mbështetur operacionin e avionëve ushtarakë amerikanë.

Disa janë të stacionuar afërsisht 60 kilometra në jug të Riadit, në Bazën Ajrore Prince Sultan, e cila mbështet asetet e mbrojtjes ajrore të Ushtrisë Amerikane, duke përfshirë bateritë e raketave Patriot dhe sistemet e Mbrojtjes së Zonës së Lartë Terminale.

JORDANI:

E vendosur në Azraq, 100 kilometra në verilindje të kryeqytetit Amman, Baza Ajrore Muwaffaq al Salti strehon Krahun Ekspedicionar Ajror të 332-të të Forcave Ajrore Qendrore të SHBA-së, i cili angazhohet në misione në të gjithë Levantin, sipas një raporti të vitit 2024 të Kongresit./GazetaExpress/

Maqedoni7 minutes ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme42 minutes ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni50 minutes ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë1 hour ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme2 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë2 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni3 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë3 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme3 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni3 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri4 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

NA NDIQ NË FACEBOOK