Connect with us

Kosovë

Çfarë është paralajmëruar të ndodh nesër në Kosovë

Publikuar

Ngjarjet e ditës: 19 qershor 2025

9:00-12.30
Komiteti ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Republikën e Kosovës(Hotel Courtzard by Mariot, Prishtinë)Mbulohet me kamerë nga EO.

09:00
Komuna e Prishtinës organizon konferencën ndërkombëtare për digjitalizim. (Salla e Kuqe, Prishtinë)

9:00-19:30
Komuna e Podujevës për 19 Qershor, Ditën e Çlirimit të Podujevës, organizon një varg aktivitetesh.

09:00- Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmëolimpike në Podujevë. (Në afërsi të Urgjencës së re)

Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ministri në detyrë i Kulturës Hajrulla Çeku, deputetë e zyrtarë të tjerë.

10:00 – Homazhe në “Kompleksin Memorial të Dëshmorëve” . (Penuhë)

13:00 – Lëvizje me biçikleta

16:00 – Seanca solemne dhe nënshkrimi i marrëveshjes së binjakëzimit me qytetin AIMES të IOWA-s.

17:30 – Lojë miqësore në futboll ndërmjet Veteranëve të Llapit dhe Veteranëve të Reprezentacionit të Kosovës. (Stadiumi i Llapit)

19:30 – Zbulimi i shkronjave të UÇK-së. (Shtedim)

09:30
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban panel diskutimi në kuadër të shënimit të 19 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës seksuale në konflikt. (Menza Ramiz Sadiku)

10:00
Vazhdimi i 34-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe përkujtimor, në nderim të kujtimit të të mbijetuarave/ëve me rastin e 19 Qershorit –Ditës Ndërkombëtare të të Mbijetuarave/ëve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës. (Parku “Heroinat”)

12:00
Me rastin e organizmit të turneut “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2025” mban konferencë për medie. (Pallati i Rinisë dhe Sportit)

14:30
Inaugurohet projekti për ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Klinë)

NA NDIQ NË FACEBOOK