Connect with us

Bota

Atentat si në filma/ Ekzekutohet deputetja dhe i shoqi, plagosen dy të tjerë! Tronditje e madhe për vendin!

Publikuar

Një sulm i armatosur, që autoritetet po e cilësojnë si atentat të qëllimshëm politik, ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi ligjvënësja demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj u vranë, ndërsa senatori John Hoffman dhe bashkëshortja e tij u plagosën nga të shtënat.

Sipas Guvernatorit të Minnesotës, Tim Walz, incidenti, që ndodhi orët e para të mëngjesit, duket të jetë një sulm i organizuar që shënjestroi zyrtarë të zgjedhur. “Kjo që ka ndodhur sot përbën një tragjedi të patregueshme. Minnesota humbi një udhëheqëse të madhe dhe unë humba një mike të afërt”, deklaroi Walz.

Detaje nga vendngjarja – Sipas autoriteteve, autori i sulmit ishte i maskuar si oficer policie, i veshur me jelek, shenjë dhe me një automjet që i ngjante atij të patrullës. “Nëse ai do të qëndronte në këtë dhomë, të gjithë do të mendonit që ishte oficer”, tha shefi i policisë, Mark Bruley. Fillimisht, autoritetet u njoftuan rreth orës 02:00, kur u qëllua John Hoffman dhe bashkëshortja e tij. Më vonë, rreth orës 03:35, forcat e policisë shkuan të kontrollonin shtëpinë e Melissa Hortman, ku u ndeshën me personin e armatosur. Pas shkëmbimit të zjarrit, i dyshuari u arratis nga vendngjarja, duke lënë pas automjetin e tij.

Hetimet dhe qëndrimi i autoriteteve – Një operacion i gjerë policor, që përfshiu qindra forca, përfshirë ekipet SWAT, u organizua menjëherë. Policia vendosi një urdhër qëndrimi brenda (shelter-in-place) për banorët e Brooklyn Park.

Deri tani, disa persona u morën në pyetje, por asnjë i dyshuar nuk ndodhet nën arrest. “Jemi duke identifikuar personat me interes që lidhen me këtë sulm”, deklaroi shefi Bruley.

Reagime nga Shtëpia e Bardhë – Presidenti Donald Trump e dënoi sulmin, duke deklaruar se “Një dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet”.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha se “hetimi po kryhet nga FBI, autoritetet vendore dhe federale”.

Masa të shtuara të sigurisë – Komisioneri i Sigurisë Publike, Bob Jacobson, deklaroi se autoritetet kanë rritur masat e sigurisë për zyrtarët e zgjedhur që mund të jenë shënjestra. “Ky person përdori uniformën e policisë, që për ne që e veshim, ka domethënie të veçantë. Është thellësisht shqetësuese që dikush përdor këtë besim për të kryer akte dhune.”

Guvernatori Walz: “Dhuna me armë nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne i zgjidhim mosmarrëveshjet me dialog, jo me plumba.”
Ai u zotua që autorët do të vihen para përgjegjësisë. Në orët që vijnë, autoritetet pritet të dalin me detaje të mëtejshme rreth sulmit, identitetit të autorit, dhe motives që qëndrojnë pas atentateve.

Melissa Hortman dhe John Hoffman

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK