Connect with us

Lajme

ASH-Taravari: Azir Aliu, nyja e komunikimeve me BDI-në

Publikuar

më

Në seancën e sotme parlamentare pritet të votohet Azir Aliu si ministër i Shëndetësisë, një emër që nuk kalon pa jehonë për Aleancën për Shqiptarët me kryetar Arben Taravarin.

“Azir Aliu është pikërisht njeriu që këmbëngulte në lidhjen e Aleancës me BDI-në. Ai ishte jo vetëm zëri, por edhe ura e parë dhe kryesore që nisi komunikimet me Ali Ahmetin. Sot, ky person promovohet nga të njëjtët që dje lëshonin kumtesa të vona nate kundër Aleancës për bisedime me BDI-në.

Kemi disa pyetje publike:

  • Për Bilallin dhe Izetin: A kanë rënë në ujë deklaratat e koordinuara kundër Aleancës, kur sot shpërbleni Azir Aliun – nyjën e atyre komunikimeve me BDI-në?

  • Për Fetain: Shumica e posteve të braktisura nga ASH po plotësohen heshturazi nga njerëz të Izet Mexhitit. A lobove më shumë për grupin e tij sesa për interesin e qytetarëve?

  • Dhe një pyetje tjetër për Fetain: Po qarkullojnë zëra se pozita jote në qeveri mund të përdoret si karrem për të joshur ndonjë parti më të vogël drejt shumicës parlamentare. A duhet të përgatitemi të të shohim ambasador?

  • Për VMRO-DPMNE-në “parimore”: Ku shkuan “vijat e kuqe” me BDI-në, për të cilat keni folur me zë të lartë në çdo deklaratë? Sot, po sillni në qeveri persona që kanë qenë urat më të drejtpërdrejta me BDI-në.

Në fund, falënderim i sinqertë për transparencën tuaj me pazaret që po bëni para syve të qytetarëve. Po ndihmoni të forconi Aleancën për Shqiptarët si kurrë më parë. Populli çdo ditë po kupton më mirë pse u larguam nga kjo farsë politike – dhe sa e drejtë ishte ajo zgjedhje.

Tetori është afër. Shihemi atëherë!”, kanë reaguar nga ASH-Taravari.

Shqipëri4 minutes ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme1 hour ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni2 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri3 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme4 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni5 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri5 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme7 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni7 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri8 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Kosovë9 hours ago

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

NA NDIQ NË FACEBOOK