Connect with us

Lajme

Arrestohen dy shtetas serbë, tentuan ta kalonin kufirin ilegalisht

Publikuar

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë në rrugën Stublinë-Dobërqan, nën dyshimin se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës

Ngjarja ka ndodhur të dielën në mesditë, kur patrullat policore kanë identifikuar dhe shoqëruar të dyshuarit në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Sipas vendimit të gjykatës kompetente, të dyshuarve u janë sekuestruar dokumentet e udhëtimit dhe janë urdhëruar që të paraqiten në gjykatë më 2 qershor 2025 për të vazhduar procedurat ligjore ndaj tyre.

Policia e Kosovës thekson se është e përkushtuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe parandalimin e kalimeve ilegale të kufirit.

NA NDIQ NË FACEBOOK