Lajme
Aksident tragjik, djali shuhet në lule të rinisë – Foto-Emri

Një i ri shqiptar, 21 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pas një aksidenti të rëndë rrugor. Viktima është identifikuar si Matias Selaj.
Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 qershorit, ndërsa Matias Selaj po lëvizte me motor. Për arsye ende të paditura, i riu është përplasur me një furgon të parkuar në anë të rrugës. Pas përplasjes së parë, trupi i tij ka fluturuar disa metra në korsinë tjetër të rrugës, ku fatkeqësisht është goditur nga një makinë që po kalonte në atë moment.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Strada dei Vivai, pranë Sant’Angelo di Piove në Itali, ndërsa i riu po shkonte në punë me motoçikletën e tij.
Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, Matias Selaj ka goditur pjesën e pasme të një furgoni Opel që ishte ndalur në anë të rrugës. Pas përplasjes së parë, ai ka përfunduar në korsinë e kundërt, ku është goditur nga një makinë tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, e drejtuar nga një grua 49-vjeçare.
Pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore të ofruar në vendngjarje dhe transportimit të tij në spital, i riu nuk ka arritur të mbijetojë. Ai ka ndërruar jetë në spital tre ditë pas aksidentit të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe në familjen dhe të afërmit e tij. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.
















