Connect with us

Shqipëri

Adoleshenti në Fier humb kontrollin e makinës, plagoset bashkë me dy të mitur

Publikuar

Një i mitur në timon në Fier ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte, duke bërë që të mbetet i plagosur rreth

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Plyg.

Një 15-vjeçar, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

The post Adoleshenti në Fier humb kontrollin e makinës, plagoset bashkë me dy të mitur first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK