Connect with us

Lajme

Xhelal Mziu braktis PD-në dhe Sali Berishën, i bashkohet Lulzim Bashës

Publikuar

Deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, është bashkuar me Koalicionin Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha. Lëvizja e tij është bërë publike përmes rrjeteve sociale, ku Mziu ka vendosur në kopertinën e profilit të tij në Facebook sloganin e Koalicionit Euroatlantik.

Ky zhvillim vjen pas zgjedhjeve të 11 majit, në të cilat Koalicioni Euroatlantik me në krye Lulzim Bashën u nda nga Berisha dhe doli vetë në zgjedhje por nuk arriti të fitojë asnjë mandat deputeti./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK