Connect with us

Lajme

VLEN: Rruga është e popullit, jo e milionerëve që dridhen nga drejtësia!

Publikuar

më

REAGIM I PLOTË I VLEN-it

Për 20 vite në pushtet – asnjëherë në rrugë për popullin, gjithmonë në heshtje për drejtësinë. Sot që po shembet sistemi që ndërtoi për vete, Ali Ahmeti qan për “rrugën”, se po i rrëshqet froni nga duart dhe luga nga goja!
Ku ishe, Ali Ahmeti, kur në kohën tënde kur qeverisje me Gruevskin, shqiptarëve u merrej fryma nëpër burgje?
Kur emri i tyre njollej si “terrorist”?

Kur djemtë e kombit vriteshin, burgoseshin e zhdukeshin?

Ku ishe kur shpikeshin raste si Monstra, kur Sopotit iu ngjit etiketa “terrorist”, kur në Brodec u derdh gjak shqiptari, kur në Lagjen e Trimave u përdorën për skenarë të ndyrë politikë?
S’ke dalë kurrë në rrugë për popullin tënd.
S’ke folur për shokët e idealit.
S’ke kërkuar drejtësi për viktimat.
Por sot, kur rrezikohen familjarët dhe shokët e tenderëve dhe milionave, papritmas u dashka rruga?!
BDI flet për “rrugën si zgjidhje”?
Po kush kërcënoi me “çizme në tavan”?
Kush, me urdhër të LSDM-së, arrestonte shqiptarë në rrugë, vetëm pse denonconin tragjedinë e spitalit modular në Tetovë?

Sot, BDI përpiqet të luajë rolin e viktimës, por e vetmja gjë që i tremb është drejtësia… dhe vota e popullit!
E dinë që në zgjedhje po i pret katastrofa. Prandaj shpërndajnë frikë. Prandaj thërrasin për bojkot.
Por nuk ka më kthim mbrapa!
Populli është zgjuar.

Dhe këtë herë, as “rruga” nuk e shpëton më Ali Ahmetin!

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme47 minutes ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri2 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme3 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri5 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme6 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni7 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri7 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë9 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme9 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni10 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme11 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme11 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

NA NDIQ NË FACEBOOK