Connect with us

Maqedoni

Vjedhje në një kazino në Butel, procedurë hetimore ndaj tre të dyshuarve

Publikuar

më

Në një procedurë parahetimore, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, janë siguruar prova që tregojnë dyshim të bazuar kundër tre personave si kryerës të veprës penale – Vjedhje e Rëndë sipas nenit 236, paragrafi 1, pika 2 e Kodit Penal, e kryer më 11 prill në një kazino në Butel. Prokurori publik ka nisur hetim, pasi ekziston dyshimi se të tre janë bashkuar për të kryer një vjedhje dhe kanë marrë 1.460.856 denarë nga kazinoja.

Një ditë më parë, të dyshuarit – dy vëllezër të moshës 20 dhe 22 vjeç, si dhe një punonjës 29-vjeçar i kazinosë, ishin ulur në një bar-kafe dhe ranë dakord se si ta kryenin vjedhjen.

“Sipas marrëveshjes, në ditën kritike, punonjësi i dyshuar i kazinosë u dha atyre sinjal se kur ishte koha e duhur për të kryer vjedhjen. Vëllezërit mbërritën me makinë përpara kazinosë, ku njëri mbeti në automjet, ndërsa tjetri, i maskuar, hyri me forcë në objekt, u drejtua drejt arkës dhe fillimisht i drejtoi armën punonjësit – të dyshuarit – sikur ta kërcënonte. Pastaj e la armën në banak dhe së bashku e mbushën çantën me para në dorë nga xhiroja totale e ditës së kaluar, me qëllim për t’i përvetësuar ato. Menjëherë pas kësaj, dy vëllezërit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaron Prokuroria.

Prokurori publik, duke vlerësuar të gjitha rrethanat dhe përmbushjen e bazave ligjore, i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për përcaktimin e masave paraprake për dy të dyshuar të privuar nga liria. Propozohet ndalim për t’u larguar nga vendbanimi, detyrim për t’u paraqitur rregullisht te një zyrtar i caktuar në Gjykatë, marrje e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit, ndalim për të vizituar kazinonë dhe ndalim për t’u afruar, për të vendosur ose mbajtur kontakt me të dyshuarit e tjerë. Për të dyshuarin e tretë që është në arrati, është propozuar masa e paraburgimit, e cila do të fillojë të zbatohet pasi të gjendet dhe të privohet nga liria.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme2 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri4 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme5 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni6 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri6 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë8 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme8 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni9 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme10 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme10 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Lajme11 hours ago

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

NA NDIQ NË FACEBOOK